Të shtënat dhe sulmet izraelite vrasin katër palestinezë në Gaza, mes tyre një fëmijë 6-vjeçar

Të shtënat dhe sulmet izraelite vrasin katër palestinezë në Gaza, mes tyre një fëmijë 6-vjeçar

Të shtënat dhe sulmet izraelite vrasin katër palestinezë në Gaza, mes tyre një fëmijë 6-vjeçar

Të paktën katër palestinezë, përfshirë një fëmijë gjashtëvjeçar, janë vrarë të martën nga të shtënat dhe sulmet ajrore izraelite në Gaza. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët lokalë shëndetësorë.

Sponsor 3M Express

Sipas personelit mjekësor, dy persona, përfshirë gjashtëvjeçarin Eyas El-Nimnim, u vranë nga të shtënat izraelite në dy incidente të ndara në pjesën lindore të Deir al-Balahut, në Gazën qendrore, transmeton klankosova.tv

Ndërkohë, dy persona të tjerë humbën jetën nga dy sulme ajrore të ndara në zonat Khan Younis dhe Bir al-Naja, përkatësisht në jug dhe në veri të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar menjëherë për asnjërin nga incidentet e raportuara.

Armëpushimi nuk i ka ndalur sulmet

Armëpushimi i arritur në tetor të vitit 2025 kishte ndalur luftimet në shkallë të gjerë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, por nuk ka arritur t’i japë fund sulmeve izraelite dhe as të sigurojë çarmatimin e grupit militant.

Sipas Reuters, autoritetet shëndetësore në Gaza bëjnë të ditur se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit janë vrarë të paktën 1,600 palestinezë. Gjatë së njëjtës periudhë, janë vrarë edhe pesë ushtarë izraelitë.

Sipas autoriteteve palestineze, numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë gjatë ofensivës ushtarake izraelite ka kaluar 74 mijë.

Ofensiva nisi pasi luftëtarë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë rreth 1,200 persona, sipas të dhënave izraelite.

Lexo edhe

“Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

“Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

Këshilli Kombëtar i Arteve nis punën, përcakton prioritetet

Këshilli Kombëtar i Arteve nis punën, përcakton prioritetet

Prokuroria i sekuestroi pasurinë 10 milionë euro një pronari kompanish farmaceutike

Prokuroria i sekuestroi pasurinë 10 milionë euro një pronari kompanish farmaceutike