Shisnin paketa televizive pa autorizim, tre persona dënohen me burg në Tiranë

Shisnin paketa televizive pa autorizim, tre persona dënohen me burg në Tiranë

Shisnin paketa televizive pa autorizim, tre persona dënohen me burg në Tiranë

Tre shtetas janë dënuar me nga nëntë muaj burgim secili, pasi akuzohen se shisnin dekodera me qindra kanale televizive pirate, pa pasur licencë apo autorizim nga operatorët që zotërojnë të drejtat e transmetimit. Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, e cila i shpalli fajtorë shtetasit me inicialet F.Ç., A.S. dhe E.Xh. për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Sponsor 3M Express

Hetimet për këtë rast nisën në vitin 2023, pas kallëzimit të kompanisë Digitalb, e cila denoncoi subjekte që shisnin përmes rrjeteve sociale paketa televizive të saj, duke pretenduar se dispononin të drejtat e transmetimit. Nga hetimet dhe blerjet e simuluara të pajisjeve dekoder, Prokuroria identifikoi tre subjektet që ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm.

Bëhet fjalë për subjektin “FRA SYSTEM IPTV”, në pronësi të F.Ç., që shiste paketat me 79 euro; “Elektronika Shop”, në pronësi të E.Xh., që i ofronte ato për 4 mijë lekë përmes Facebook-ut, si dhe “4k server” (Kanale.al), në pronësi të A.S., që kryente shitjet përmes Instagram-it. Sipas hetimeve, në dekoderat që u shiteshin klientëve ishin instaluar aplikacione që mundësonin aksesin në kanalet televizive të platformave Digitalb, Tring, si dhe në paketa të tjera ndërkombëtare, pa autorizimin e operatorëve përkatës.

Prokuroria arriti në përfundimin se të pandehurit kishin ndërhyrë në sistemet kompjuterike dhe të transmetimit të operatorëve të licencuar, duke shpërndarë në mënyrë të paligjshme të dhëna televizive të mbrojtura, me qëllim përfitimin ekonomik.

Në përfundim të gjykimit, tre të pandehurit u shpallën fajtorë për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, të parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 1, i Kodit Penal, dhe u dënuan me nga nëntë muaj burgim secili./rtsh.al/

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur