Shiroka Pula: Vlora, një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare

Shiroka Pula: Vlora, një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare

Shiroka Pula: Vlora, një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, krah krerëve të institucioneve të të dyja vendeve: Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sponsor 3M Express

Shiroka Pula ka theksuar se 28 Nëntori është kryefesta kombëtare, dita që bashkon shqiptarët rreth historisë dhe identitetit, ndërsa nga Vlora kjo festë merr një peshë edhe më të veçantë, duke rikujtuar rrënjët dhe historinë e përbashkët përtej kufijve shtetërorë.

“Vlora është një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare, siç është 28 Nëntori, datë e shenjtë. Kjo ditë na bashkon përtej kufijve, sepse kemi një histori. Nderimi për ata që sakrifikuan për lirinë tonë është edhe përgjegjësi për ta ruajtur e forcuar lidhjen tonë kombëtare dhe për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet, unitet dhe besim”, ka deklaruar Presidentja Shiroka Pula.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, Krasniqi thumbon Kurtin: Marrëveshjet nuk zbatohen, mbledhjet e qeverive nuk mbahen tash e 4 vjet

Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, Krasniqi thumbon Kurtin: Marrëveshjet nuk zbatohen, mbledhjet e qeverive nuk mbahen tash e 4 vjet

52-vjeçari plagos rëndë bashkëshorten me një mjet të mprehtë, sulmon edhe policët gjatë arrestimit

52-vjeçari plagos rëndë bashkëshorten me një mjet të mprehtë, sulmon edhe policët gjatë arrestimit

Shqipëria prezantohet në teatrin gjerman, artistët shqiptarë emocionojnë publikun në Hagen

Shqipëria prezantohet në teatrin gjerman, artistët shqiptarë emocionojnë publikun në Hagen