Presidentja Shiroka Pula në Vlorë: 28 Nëntori, datë e shenjtë e historisë sonë kombëtare

Presidentja Shiroka Pula në Vlorë: 28 Nëntori, datë e shenjtë e historisë sonë kombëtare

Presidentja Shiroka Pula në Vlorë: 28 Nëntori, datë e shenjtë e historisë sonë kombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sponsor 3M Express

Presidentja Shiroka Pula theksoi se 28 Nëntori është kryefesta jonë kombëtare, dita që na bashkon rreth historisë dhe identitetit tonë. Sipas Presidentes, nga Vlora, kjo festë merr një domethënie të veçantë, duke na rikujtuar se, përtej kufijve shtetërorë, ne ndajmë të njëjtat rrënjë, të njëjtën histori.

“Vlora është një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare, siç është 28 Nëntori, datë e shenjtë. Kjo ditë na bashkon përtej kufijve, sepse kemi një histori. Nderimi për ata që sakrifikuan për lirinë tonë është edhe përgjegjësi për ta ruajtur e forcuar lidhjen tonë kombëtare dhe për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet, unitet dhe besim”, u shpreh Presidentja Shiroka Pula. /Telegrafi/

Lexo edhe

Policia gjen një veturë të kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Policia gjen një veturë të kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Milan ka përgatitur 60 milionë euro për Endrick

Milan ka përgatitur 60 milionë euro për Endrick

Malësia e Bujanocit e bllokuar nga balta, fëmijët mbesin pa mësim

Malësia e Bujanocit e bllokuar nga balta, fëmijët mbesin pa mësim