Shiroka-Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri na bashkon përtej kufijve shtetërorë

Shiroka-Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri na bashkon përtej kufijve shtetërorë

Shiroka-Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri na bashkon përtej kufijve shtetërorë

Shqipëria shënon sot 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa Presidentja Justina Shiroka Pula ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Sponsor 3M Express

Përmes një mesazhi, presidentja ka kujtuar aktin historik të vitit 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi në Vlorë dhe shpalli Shqipërinë të lirë e të pavarur.

Ajo ka theksuar se 28 Nëntori është një ditë kur historia, krenaria dhe identiteti kombëtar marrin kuptim të veçantë, duke vlerësuar sakrificën e brezave që luftuan për lirinë e atdheut.

“Sot, flamuri me shqiponjën dykrenare valëvitet me krenari kudo ku jetojnë shqiptarët. Ai na bashkon përtej kufijve shtetërorë dhe na kujton rrënjët, gjuhën, historinë dhe identitetin që na lidh përgjithmonë”, thuhet në mesazhin e presidentes.

Në fund, Shiroka Pula ka bërë thirrje për nderimin e atyre që luftuan dhe sakrifikuan, si dhe për ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kombëtare te brezat e ardhshëm.

“Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë!”, ka përfunduar urimi i saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

Rama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

Në Ditën e Flamurit për fitore historike: Nelson Hysa ngjitet sonte në ring kundër Agit Kabayel

Në Ditën e Flamurit për fitore historike: Nelson Hysa ngjitet sonte në ring kundër Agit Kabayel

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje