Shiroka-Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri kuqezi na bashkon përtej kufijve

Shiroka-Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri kuqezi na bashkon përtej kufijve

Shiroka-Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri kuqezi na bashkon përtej kufijve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar qytetarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Sponsor 3M Express

Në mesazhin e saj, ajo ka kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, duke vlerësuar sakrificën e brezave për lirinë e atdheut, transmeton Klankosova.tv.

Shiroka-Pula ka theksuar se flamuri kuqezi simbolizon identitetin kombëtar dhe bashkon shqiptarët kudo që jetojnë, përtej kufijve shtetërorë.

“Sot, flamuri me shqiponjën dykrenare valëvitet me krenari kudo ku jetojnë shqiptarët. Ai na bashkon përtej kufijve shtetërorë dhe na kujton rrënjët, gjuhën, historinë dhe identitetin që na lidh përgjithmonë.

 Nderim për ata që luftuan dhe sakrifikuan. Krenari për flamurin që na bashkon. Përgjegjësi për ta ruajtur dhe përcjellë këtë trashëgimi te brezat që vijnë’, thuhet në urimin e të parës së shtetit, transmeton Klankosova.tv.

Në fund, presidentja ka uruar: “Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë!”

Lexo edhe

Rama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

Rama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

Në Ditën e Flamurit për fitore historike: Nelson Hysa ngjitet sonte në ring kundër Agit Kabayel

Në Ditën e Flamurit për fitore historike: Nelson Hysa ngjitet sonte në ring kundër Agit Kabayel

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje