Shiroka Pula takohet me presidentin kroat në Ohër: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me homologun e saj kroat, Zoran Milanović, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër.

Sponsor 3M Express

Në fokus të takimit ishin integrimi euroatlantik i Kosovës, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Shiroka Pula ka vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të Kroacisë në mbështetjen e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i palëkundur.

Presidentja ka nënvizuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik, duke vlerësuar se ky hap do të kontribuonte në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të gjithë rajonit.

Në takim është diskutuar edhe për marrëveshjen trepalëshe të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, të nënshkruar më 18 mars 2025.

Shiroka Pula e ka cilësuar këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe ndërveprueshmërisë.

Presidentja ka theksuar gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe krijimit të mundësive të reja për investime ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Policia intensifikon kontrollet në Pejë – Dhjetëra persona shoqërohen në stacion, mbi 300 gjoba në trafik

Policia intensifikon kontrollet në Pejë – Dhjetëra persona shoqërohen në stacion, mbi 300 gjoba në trafik

ATK kontrollon lokalet e natës dhe qendrat e masazhit, zbulon 103 punëtorë të padeklaruar

ATK kontrollon lokalet e natës dhe qendrat e masazhit, zbulon 103 punëtorë të padeklaruar

Historiku i Komunës së Bogovinës: Themelimi i komunës dhe rënia e numrit të banorëve

Historiku i Komunës së Bogovinës: Themelimi i komunës dhe rënia e numrit të banorëve