Shiroka-Pula takohet me kryetarët e komunave, premton angazhim për investime të huaja

Shiroka-Pula takohet me kryetarët e komunave, premton angazhim për investime të huaja

Shiroka-Pula takohet me kryetarët e komunave, premton angazhim për investime të huaja

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot me kryetarët e komunave, dhe është njohur nga afër me punën e tyre dhe njëkohësisht ka dëgjuar drejtpërdrejt arritjet, problemet dhe sfidat me të cilat përballen komunat.

Sponsor 3M Express

Kryetarët e komunave e uruan Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe shprehën mbështetjen e tyre për të.

Sipas Presidentes, pushteti lokal është niveli i qeverisjes më i afërt me qytetarin. Ajo ka thënë se komunat janë dera e parë ku qytetarët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre.

Presidentja Shiroka Pula, ka theksuar se në nivelin lokal, qytetarët e shohin çdo ditë se si funksionojnë institucionet dhe sa përgjegjësi tregojnë ato.

Sipas saj, komunat janë edhe urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të nivelit qendror.

Presidentja Shiroka Pula i ka siguruar kryetarët e komunave se brenda kompetencave të saj, do t’i mbështes ata.

“Ajo është zotuar se në takimet e saj me përfaqësues të shteteve të tjera, institucione ndërkombëtare dhe partnerë zhvillimorë, do ta prezantojë potencialin e komunave tona dhe se do të angazhohet për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për mundësi të reja të financimit të projekteve nga donatorët ndërkombëtarë” – thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentes.

Lexo edhe

Amandamentet e ligjit – Qeveria dialogon me Brukselin për Specialen (VIDEO)

Amandamentet e ligjit – Qeveria dialogon me Brukselin për Specialen (VIDEO)

Trumpi e promovon Stephen Millerin në rolin e shefit të stafit, duke zëvendësuar Susie Wilesin

Trumpi e promovon Stephen Millerin në rolin e shefit të stafit, duke zëvendësuar Susie Wilesin

Raportet për Arlindën – Kryeministria s’i çon, përplasen deputetët (VIDEO)

Raportet për Arlindën – Kryeministria s’i çon, përplasen deputetët (VIDEO)