Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula nuk i është përgjigjur pyetjes së KosovaPress-it nëse shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

E pyetur për përgjegjësinë e institucioneve në këtë rast, Shiroka-Pula nuk dha koment.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili dyshohet se e sulmoi me sëpatë.
Viktima u vra pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj, e shoqëruar nga Policia e Kosovës. Ajo kishte raportuar më parë dhunë në familje nga bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj.
Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet, ndërsa ndaj bashkëshortit të saj ishte ngritur aktakuzë për kanosje.
I dyshuari për vrasjen u arrestua më 27 tetor.
Rasti ka nxitur reagime dhe protesta, përmes të cilave është kërkuar llogaridhënie institucionale për trajtimin e paralajmërimeve dhe kërkesave të viktimës për mbrojtje. /Kp/




