Cassis po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare në tri shtete të Ballkanit Perëndimor: Serbi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryediplomati zviceran do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, me të cilin do të mbajë një konferencë të përbashkët për media.

Burimi: RTKLive




