Shiroka-Pula priti në takim ambasadorin gjerman, diskutojnë për marrëdhëniet mes të dyja vendeve

Shiroka-Pula priti në takim ambasadorin gjerman, diskutojnë për marrëdhëniet mes të dyja vendeve

Shiroka-Pula priti në takim ambasadorin gjerman, diskutojnë për marrëdhëniet mes të dyja vendeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe partneriteti i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy shteteve.

Sponsor 3M Express

Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në fazat e ndryshme të përpjekjeve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje edhe në rrugën e mëtejshme të integrimit euroatlantik të vendit.

Në takim u vlerësua gjithashtu roli i diasporës shqiptare në Gjermani, e cila përbën një urë të rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve.

Presidentja Shiroka Pula dhe ambasadori Rudolph diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për avancimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Ky është 50-vjeçari që ‘avulloi’ 60 mijë euro nga një bankë në Tiranë

Ky është 50-vjeçari që ‘avulloi’ 60 mijë euro nga një bankë në Tiranë

Russell Brand dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim për përdhunim dhe sulme seksuale

Russell Brand dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim për përdhunim dhe sulme seksuale

Kapet në Prizren personi që ishte i dënuar me 5 vjet heqje lirie

Kapet në Prizren personi që ishte i dënuar me 5 vjet heqje lirie