Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, të organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të SHBA-së, ku theksoi se Amerika është më shumë se një aleate strategjike për Kosovën.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula shprehu mirënjohje të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kontributin e jashtëzakonshëm të ushtarëve amerikanë në mbrojtjen e lirisë dhe paqes.

Presidentja theksoi se për Kosovën, Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik, duke kujtuar përkrahjen amerikane në momentet më të vështira të historisë së Kosovës, si dhe kontributin e saj në realizimin e ëndrrës për liri dhe shtet.
Burimi: RTKLive





