Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e IRI-t në forcimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen e partive politike, përmirësimin e organizimit të tyre dhe avancimin e komunikimit me qytetarët.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të IRI-t me Kuvendin e Kosovës, si dhe angazhimin e këtij instituti në fuqizimin e grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse.

Duke folur për zhvillimet në vend, Presidentja nënvizoi se konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale, respektim të ndarjes së pushteteve, pavarësi të gjyqësorit dhe përgjegjësi institucionale. Ajo theksoi edhe rëndësinë e ruajtjes së rendit kushtetues dhe forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës.
Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe IRI-t, me fokus në edukimin demokratik, luftimin e dezinformimit, promovimin e debatit politik, sigurinë rajonale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Burimi: RTKLive





