Gjest human për policin në Gjilan, i sigurohet shtëpi e re

Gjest human për policin në Gjilan, i sigurohet shtëpi e re

Gjest human për policin në Gjilan, i sigurohet shtëpi e re

Një zyrtar policor në Gjilan do të bëhet me shtëpi të re, pasi Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një donacion nga kompania “Arkatana”, përmes të cilit synohet të përmirësohen kushtet e jetesës për të dhe familjen e tij.

Sponsor 3M Express

Shtëpia, me sipërfaqe mbi 100 metra katrorë dhe me 3 ari truall, ndodhet në një lagje të re në Gjilan dhe do t’i dhurohet zyrtarit policor nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Sindikatës, në një ceremoni simbolike është bërë edhe dorëzimi i çelësave të shtëpisë, duke shënuar përmbylljen e këtij projekti.

Sindikata ka bërë të ditur se projekti është rezultat i angazhimit sindikal dhe bashkëpunimit konkret në mbështetje të anëtarësisë, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe përgjegjësisë ndaj zyrtarëve policorë dhe familjeve të tyre.

Po ashtu, Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur mirënjohje për donatorin “Arkatana” për bashkëpunimin dhe kontributin në realizimin e këtij projekti.

“Angazhimi ynë vazhdon, në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së zyrtarëve policorë dhe familjeve të tyre”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Foshnja 11-muajshe shpëtohet në Karolinën e Jugut pasi babai e kishte varrosur të gjallë në një kafaz qeni

Foshnja 11-muajshe shpëtohet në Karolinën e Jugut pasi babai e kishte varrosur të gjallë në një kafaz qeni

Bordi i KOK-ut konstaton: Prishtina 2030 në rrezik

Bordi i KOK-ut konstaton: Prishtina 2030 në rrezik

Gjest human për policin në Gjilan, i sigurohet shtëpi e re | Momenti