ShBA pezullon mijëra fluturime pas një problemi në sistemin e kontrollit ajror, çka dihet deri tash

ShBA pezullon mijëra fluturime pas një problemi në sistemin e kontrollit ajror, çka dihet deri tash

ShBA pezullon mijëra fluturime pas një problemi në sistemin e kontrollit ajror, çka dihet deri tash

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA ka hequr pezullimin mbarëkombëtar të fluturimeve, i cili zgjati më shumë se katër orë dhe u bë ndër më të gjatët që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Sponsor 3M Express

Sipas tyre, ndalimi i fluturimeve të premten erdhi si pasojë e “rrethanave të jashtëzakonshme”, për shkak të një problemi në komunikim që preku të gjitha qendrat e kontrollit të trafikut ajror.

Sekretari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Markwayne Mullin, deklaroi se nuk kishte asnjë indikacion për sulm kibernetik dhe se të gjithë ishin të sigurt, transmeton klankosovat.tv

Sa fluturime u prekën?

Sipas të dhënave të FlightAware, pezullimi shkaktoi më shumë se 8 mijë e 500 vonesa dhe afro 8 mijë anulime të fluturimeve gjatë së premtes.

Sipas BBC, në momentin e ndalimit, mbi 3 mijë e 500 avionë ndodheshin në ajër. Disa prej tyre u devijuan drejt aeroporteve të tjera, ndërsa të tjerët vazhduan fluturimin drejt destinacioneve të planifikuara.

Disa orë më vonë, një pjesë e fluturimeve u lejuan të niseshin nga Aeroporti Ndërkombëtar i San Franciskos.

Po fluturimet ndërkombëtare?

Pezullimi preku edhe trafikun ajror ndërkombëtar. Të gjitha fluturimet drejt SHBA-së nga shtetet anëtare të Eurocontrol-it u pezulluan.

Eurocontrol ka 42 shtete anëtare, përfshirë dhjetëra vende të Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë, Izraelin dhe Marokun.

Udhëtarët që niseshin nga Mbretëria e Bashkuar u paralajmëruan për pengesa të mundshme gjatë mëngjesit të së shtunës.

Disa fluturime drejt SHBA-së nga aeroporti Heathrow u anuluan ose u vonuan. Ndërkohë, aeroporti i Mançesterit njoftoi se nuk pritej ndonjë ndërprerje e konsiderueshme, ndërsa fluturimet nga Gatwick po zhvilloheshin normalisht.

Edhe aeroporti ndërkombëtar i Sidneit në Australi kishte pezulluar të gjitha fluturimet drejt SHBA-së, por më pas u bë e ditur se ato pritej të niseshin sipas orarit të planifikuar.

Ndërkaq, kompania Air Canada anuloi fluturimet ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë.

Lexo edhe

Kosova nuk arrin ta mposhtë Izraelin në Prishtinë, gjithçka vendoset në ndeshjen ndaj Irlandës

Kosova nuk arrin ta mposhtë Izraelin në Prishtinë, gjithçka vendoset në ndeshjen ndaj Irlandës

Kosova barazon pa gola me Izraelin

Kosova barazon pa gola me Izraelin

Nuk ka fitues në Prishtinë, Kosova dhe Izraeli pajtohen me nga një pikë

Nuk ka fitues në Prishtinë, Kosova dhe Izraeli pajtohen me nga një pikë