SHBA-ja uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, Rubio: Kemi marrëdhënie të forta të ndërtuara mbi sigurinë kolektive

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë urimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe partneritetin strategjik në fushën e sigurisë.

Sponsor 3M Express

Në mesazhin zyrtar të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, Rubio ka theksuar se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Shqipërisë mbështetet në sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet mes qytetarëve.

Ai ka veçuar në mënyrë të veçantë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.

“Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, duke përfshirë edhe përpjekjet e përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet e paraqitura nga grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me ta. Ne gjithashtu vlerësojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të adresuar kërcënimet kibernetike, ndërsa Shqipëria rrit aftësitë e saj të sigurisë kibernetike,” deklaroi Rubio.

Në fund të mesazhit, shefi i diplomacisë amerikane ka shprehur gatishmërinë e Uashingtonit për të thelluar më tej bashkëpunimin me Shqipërinë.

“Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, ne mezi presim të thellojmë të gjitha aspektet e marrëdhënies sonë të dobishme reciprokisht.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

Rama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

Në Ditën e Flamurit për fitore historike: Nelson Hysa ngjitet sonte në ring kundër Agit Kabayel

Në Ditën e Flamurit për fitore historike: Nelson Hysa ngjitet sonte në ring kundër Agit Kabayel

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje