SHBA hedh idenë që Ukraina t’i dorëzojë territore Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO – thotë Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Uashingtoni ka propozuar idenë që Ukraina t’i dorëzojë territore Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Sponsor 3M Express

“Amerikanët shtruan pyetjen: ‘Po sikur Ukraina të anëtarësohet në NATO? A do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi?’ Kjo ishte hera e parë që shtrohej një çështje e tillë”, u tha Zelensky gazetarëve të premten, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Zelensky shtoi se Ukraina po diskuton për “garanci specifike sigurie” nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, dhe se ai do t’i pyeste ukrainasit nëse i pranojnë këto kushte, në rast se vendet perëndimore i konfirmojnë ato.

“Nuk kam të drejtë ta marr vetë atë vendim”, theksoi ai.

Kjo vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin u takua në Moskë, në fillim të kësaj jave, me të dërguarit e posaçëm amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Gjatë takimit, Putin dha të kuptohet se Rusia nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj territoriale për të kontrolluar pjesë të Ukrainës dhe hodhi poshtë idenë e vendosjes së trupave të huaja paqeruajtëse në vend.

Të dërguarit amerikanë u takuan më pas me Zelenskyn në Irlandë, të enjten, për të diskutuar mbi përpjekjet diplomatike në vazhdim; palët njoftuan se, në të ardhmen, Evropa do të ketë një “zë” në negociatat e paqes.

“Kjo do të na lejojë të trajtojmë marrëveshjet më të gjera të sigurisë evropiane të pasluftës, krahas çështjeve territoriale midis Ukrainës dhe Rusisë”, shkroi Kushner në një postim në platformën X.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duket se i zbehu shpresat për një marrëveshje të tillë të premten, duke deklaruar se, me sa di ministria e saj, “kjo çështje nuk është diskutuar gjatë bisedimeve me Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë”.

Në komente të tjera të bëra publike nga ministria të premten në mëngjes, ndihmësi presidencial Yuri Ushakov shtoi: “Sa na përket neve, qëndrimi i evropianëve është shprehur në mënyrë të detajuar”.

“Ata po përpiqen me çdo mjet të mundshëm të bëhen pjesë e negociatave, por, siç ka thënë Presidenti ynë, ata duhet të vendosin nëse duan paqe apo vazhdimin e luftës”, tha ai. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tri dosjet e Igrishtës – 48 orë ndalim për pronarin e lopës, kërkesë për paraburgim ndaj gjyshit 81-vjeçar dhe aktakuzë e hedhur për aksidentin fatal

Tri dosjet e Igrishtës – 48 orë ndalim për pronarin e lopës, kërkesë për paraburgim ndaj gjyshit 81-vjeçar dhe aktakuzë e hedhur për aksidentin fatal

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Pasagjeri agresiv detyron aeroplanin e kompanisë zvicerane të kthehet në Cyrih, ndërhyn policia

Pasagjeri agresiv detyron aeroplanin e kompanisë zvicerane të kthehet në Cyrih, ndërhyn policia