Trump, Putin dhe Xi planifikojnë takim historik trepalësh në Kinë javën e ardhshme

Trump, Putin dhe Xi planifikojnë takim historik trepalësh në Kinë javën e ardhshme

Trump, Putin dhe Xi planifikojnë takim historik trepalësh në Kinë javën e ardhshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai kinez, Xi Jinping, pritet të zhvillojnë një takim të përbashkët javën e ardhshme në Kinë, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Takimi trepalësh mes liderëve të tri fuqive më të mëdha botërore pritet të mbahet në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin Shenzhen të Kinës jugore, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Sponsor 3M Express

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, ka konfirmuar se Trump do ta përmbyllë vizitën e tij në Kinë me një takim me homologët rusë dhe kinezë.

“Presidenti Trump e ka bërë të qartë se, ndër temat e tjera, do të diskutojë për reduktimin e armëve bërthamore në botë, përhapjen e të cilave presidenti Trump e konsideron shumë të rrezikshme”, ka deklaruar Wales.

Sipas raportimeve, në takim mund të diskutohet edhe për Iranin, ndërsa çështja e Ukrainës nuk pritet të jetë në agjendë.

Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan, i cili ka folur në kushte anonimiteti për agjencitë e lajmeve AP dhe Reuters, ka thënë se nga bisedimet nuk pritet të dalë ndonjë marrëveshje.

Trump pritet të mbërrijë në Shenzhen të mërkurën në mbrëmje, ku do të marrë pjesë në samitin dyditor të APEC-ut, që përfshin 21 shtete anëtare. Të enjten, ai do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Xi Jinpingun.

Ky do të jetë takimi i katërt mes Trumpit dhe presidentit kinez që nga rikthimi i presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025.

Takimi i paralajmëruar vjen në një kohë kur kontrolli i armëve bërthamore është rikthyer në vëmendjen ndërkombëtare. Në shkurt ka skaduar traktati për kontrollin e armëve bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë, duke lënë dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë pa kufizimet kryesore që parashihte marrëveshja.

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të dyja vendeve që të arrijnë një kornizë të re pa vonesa. Trump, ndërkaq, ka deklaruar se marrëveshja mund të zëvendësohet me një tjetër më të mirë, që do të përfshinte edhe Kinën.

Përfshirja e Pekinit në një marrëveshje të tillë konsiderohet sfiduese, pasi Kina po zgjeron arsenalin e saj bërthamor.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit janë forcuar që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022. Kina është bërë një nga partnerët kryesorë tregtarë të Rusisë, e cila përballet me sanksione perëndimore.

Në anën tjetër, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit vazhdojnë të karakterizohen nga mosmarrëveshje lidhur me tregtinë, garën për dominim në inteligjencën artificiale dhe çështjen e Tajvanit.

Edhe lufta në Iran mbetet një tjetër çështje e ndjeshme, pasi Kina është blerësi më i madh i naftës iraniane dhe partneri kryesor tregtar i Teheranit.

Kremlini kishte dhënë më herët sinjale për mundësinë e një takimi të tillë. Në fillim të muajit, zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov, kishte deklaruar se kishte “sinjale që konfirmojnë gatishmërinë” për bisedime në margjinat e samitit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Tri dosjet e Igrishtës – 48 orë ndalim për pronarin e lopës, kërkesë për paraburgim ndaj gjyshit 81-vjeçar dhe aktakuzë e hedhur për aksidentin fatal

Tri dosjet e Igrishtës – 48 orë ndalim për pronarin e lopës, kërkesë për paraburgim ndaj gjyshit 81-vjeçar dhe aktakuzë e hedhur për aksidentin fatal

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Pasagjeri agresiv detyron aeroplanin e kompanisë zvicerane të kthehet në Cyrih, ndërhyn policia

Pasagjeri agresiv detyron aeroplanin e kompanisë zvicerane të kthehet në Cyrih, ndërhyn policia