Shala: Më mirë një fëmijë me dy nëna sesa me një baba si ai që ia mori jetën Arlindës (VIDEO)

Shala: Më mirë një fëmijë me dy nëna sesa me një baba si ai që ia mori jetën Arlindës (VIDEO)

Shala: Më mirë një fëmijë me dy nëna sesa me një baba si ai që ia mori jetën Arlindës (VIDEO)

Analisti Azdren Shala ka folur për mentalitetin patriarkal në shoqëri dhe qëndrimet e disa deputetëve kundër Kodit Civil, duke komentuar sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Shala kritikoi kryeparlamentaren Albulena Haxhiu për qasjen e saj në Kuvend, duke thënë se mund të relfketojë për të keq te gratë që janë viktimë e burrave dhunues, transmeton Klankosova.tv

 “Kur udhëheqësi i Parlamentit operon brenda klisheve të patriarkatit, e në mbrojtje e ka ‘mos më nguc e mos më gjuaj mu se jam grua’. Aty duhet me mësu me fol kryekuvendarja me deputetin. Nuk e din e shkreta. Qysh munden me reflektu te qindra gra që përballen me burra dhunues, qysh me pa kryetaren e Parlamentit modelin? Vazhdon me qenë në mbrojtje gjinia”, u shpreh Shala.

Ai foli edhe për vrasjen e Arlindës, duke e cilësuar rastin si argument që, sipas tij, duhet të nxisë reflektim te deputetët që kundërshtojnë Kodin Civil dhe promovojnë vazhdimisht familjen tradicionale.

 “Vrasja në Pejë është një argument që ish dashtë me goditë qasjen e disa deputetëve që janë kundër Kodit Civil, që krejt kohën na promovojnë familjen tradicionale. Kjo është familja tradicionale, ku ta vrasin gruan sepse trajtohet si objekt. Edhe pse gjithmonë ka përjashtime.”

“Pra, ma mirë një fëmijë me dy nana se me dy baba, sesa me një babë si ky vrasësi”, deklaroi Shala.

Lexo edhe

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Shala: Më mirë një fëmijë me dy nëna sesa me një baba si ai që ia mori jetën Arlindës (VIDEO) | Momenti