Sekuestrohen rreth 169 kg duhan pa pulla akcize në Prilep

Sekuestrohen rreth 169 kg duhan pa pulla akcize në Prilep

Sekuestrohen rreth 169 kg duhan pa pulla akcize në Prilep

Doganierët e Doganës së Manastirit dhe ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e qytetit në Prilep kryen një aksion për kontrollin e produkteve të akcizës, gjatë të cilit u sekuestruan gjithsej 168.7 kilogramë duhan i prerë, për të cilin u shmang pagesa e akcizës në shumën prej 463.787 denarësh. Për aksionin u thirr edhe ndihma e oficerëve të policisë, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.

“Konkretisht, gjashtë persona u kapën duke shitur duhan pa pulla akcize, duke shkelur rëndë ligjin, duke dëmtuar buxhetin e shtetit dhe duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Kundër tyre janë iniciuar procedura përkatëse para gjykatës kompetente dhe Komisionit për Kundërvajtje.

Sponsor 3M Express

Ky është aksioni i dytë i Drejtorisë së Doganave në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Më parë, 135 kilogramë duhan i prerë u sekuestruan gjatë një kontrolli në tregun në Çair.

Drejtoria e Doganave vazhdon të intensifikojë luftën kundër tregtisë së paligjshme të duhanit dhe produkteve të duhanit përmes kontrolleve të përforcuara brenda vendit dhe hetimeve të intensifikuara për importin e duhanit dhe produkteve të duhanit”, thuhet në njoftimin e Doganës./Telegrafi/

Lexo edhe

Filmi spanjoll për grabitjen e bankës bëhet filmi më i shikuar në Netflix, arrin 17.2 milionë shikime

Filmi spanjoll për grabitjen e bankës bëhet filmi më i shikuar në Netflix, arrin 17.2 milionë shikime

Ukraina refuzon propozimin amerikan për ndryshimin e kufijve të Donbasit, që do t’i jepte Putinit një fitore simbolike

Ukraina refuzon propozimin amerikan për ndryshimin e kufijve të Donbasit, që do t’i jepte Putinit një fitore simbolike

Ndërpritet trafiku hekurudhor në Cyrih pas një aksidenti në stacionin Altstetten

Ndërpritet trafiku hekurudhor në Cyrih pas një aksidenti në stacionin Altstetten