Sapo doli nga ndalimi, 16-vjeçari sulmon sërish prindërit në Prishtinë – përfundon për herë të dytë në Polici brenda dy ditësh

Vetëm një ditë pasi ishte ndaluar për dhunë në familje, një 16-vjeçar në Prishtinë është përfshirë sërish në një incident me prindërit e tij. I mituri dyshohet se i ka kërcënuar, ofenduar dhe sulmuar fizikisht nënën dhe babanë, duke përfunduar përsëri në ndalim policor, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ndërsa rasti është raportuar në Polici rreth orës 22:30.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është i mituri E.P., ndërsa të dëmtuarit janë prindërit e tij, E.P. (47) dhe Sh.P. (40).

Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë takuar çiftin, i cili ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga djali.

Gjatë intervistimit në stacion policor, babai ka treguar se i mituri ishte ndaluar edhe më 10 nëntor, për 24 orë, për të njëjtën vepër penale.

Sipas deklarimit të tij, pas lirimit, djali kishte shfaqur sërish sjellje agresive ndaj prindërve, duke i kërcënuar dhe ofenduar, ndërsa më pas i kishte shtyrë fizikisht të dy.

Pas denoncimit, i mituri është intervistuar në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës.

Me vendim të Prokurorisë kompetente, ndaj tij është caktuar sërish masa e ndalimit për 24 orë.

Rasti po trajtohet si “Dhuna në familje”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kërcënim për bombë në stacionin hekurudhor në Francë

Kërcënim për bombë në stacionin hekurudhor në Francë

Shtrenjtimi i jetesës, Nagavci: Krizat ndërkombëtare s’mund të jenë arsyetim për çdo rritje çmimesh

Shtrenjtimi i jetesës, Nagavci: Krizat ndërkombëtare s’mund të jenë arsyetim për çdo rritje çmimesh

Luhatjet e motit, meteorologu Rugova: Do të mbizotërojë mot tipik vjeshtor (VIDEO)

Luhatjet e motit, meteorologu Rugova: Do të mbizotërojë mot tipik vjeshtor (VIDEO)