Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, u takua në Bruksel me kryetarin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE), Séamus Boland.

Sponsor 3M Express

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, në fokus të takimit ishte roli i shoqërisë civile dhe partnerëve socialë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE).

“Sali theksoi se reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve, përfshirë punësimin, mbrojtjen sociale, mundësitë ekonomike dhe cilësinë e shërbimeve publike. Pjesëmarrja e punëdhënësve, sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile ndihmon që reformat të jenë më transparente, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”.

“Ministri vlerësoi nismën e KESE për përfshirjen e përfaqësuesve nga vendet kandidate në punën e tij këshillimore, duke e cilësuar si shembull konkret të integrimit gradual para anëtarësimit. Kjo pjesëmarrje mundëson shkëmbimin e përvojave dhe kontributin në diskutimet për politikat evropiane”.

“Sali shprehu interes për shkëmbime të rregullta ndërmjet Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Komitetit, si dhe për bashkëpunim tematik në fushat e aftësive profesionale, punësimit, konkurrueshmërisë dhe përfshirjes sociale. Ai nënvizoi se dialogu me qytetarët dhe partnerët socialë është thelbësor për forcimin e besimit në procesin e integrimit evropian”, thuhet në njoftimin nga kabineti i ministrit Bekim Sali.

Lexo edhe

Ditët e ftohta shtojnë oreksin, ja pse rrezikojmë të shtojmë peshë

Ditët e ftohta shtojnë oreksin, ja pse rrezikojmë të shtojmë peshë

“Një turp i vërtetë” – Trump kritikon LeBron Jamesin për sjelljen e ti gjatë himnit amerikan

“Një turp i vërtetë” – Trump kritikon LeBron Jamesin për sjelljen e ti gjatë himnit amerikan

Fjolla Morina tërheq vëmendje në fotografinë me plis në kokë

Fjolla Morina tërheq vëmendje në fotografinë me plis në kokë

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve | Momenti