Sadiku: Komisionet s’janë për politikë e teatër, por për punë (VIDEO)

Sadiku: Komisionet s’janë për politikë e teatër, por për punë (VIDEO)

Sadiku: Komisionet s’janë për politikë e teatër, por për punë (VIDEO)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka folur lidhur me përplasjet mes pozitës dhe opozitës në komisionet parlamentare.

Sponsor 3M Express

Sadiku, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka theksuar se komisionet parlamentare duhet të shërbejnë për punë dhe shqyrtim të çështjeve ligjore, e jo për përplasje politike apo spektakël.

“Komisionet nuk janë për me bo politikë, as nuk janë për me bo show as teatër, komisionet janë për me u punu, por aty s’po punohet sepse s’po lejohet me u punu diçka”, deklaroi Sadiku.

Ai shtoi se kritikat nga ana e opozitës janë pjesë normale e funksionimit, por theksoi se opozita nuk mund ta ndalë një proces ligjor nëse nuk i ka numrat e nevojshëm.

Deputeti i LDK-së përmendi edhe një rast konkret nga mbledhja e sotme e komisionit, ku sipas tij, anëtarëve u ishte kërkuar të përfshinin në rend të ditës projektligjin për efiçiencë, ndonëse ai ishte dërguar shumë vonë.

“Sot gjatë komisionit na u kërku me e futë në rend të ditës projektligjin për efiçiencë, i cili ka ardhë dje në orën 2 pasdite në e-mail dhe sot u kërkojke me u fut në rend të ditës. Normalisht që e refuzum, sepse s’kemi mbrri askush me e lexu, askush me mendu për atë projektligj”, tha Sadiku.

Për më shumë:

Lexo edhe

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona mbesin të plagosur

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona mbesin të plagosur

Pacientja pa diçka në karrigen e zbrazët, ajo që i tha infermieres është rrëqethëse

Pacientja pa diçka në karrigen e zbrazët, ajo që i tha infermieres është rrëqethëse

Jari Litmanen, mbreti finlandez që pushtoi Evropën dhe magjepsi Gerrardin e Xavin

Jari Litmanen, mbreti finlandez që pushtoi Evropën dhe magjepsi Gerrardin e Xavin