Russell Brand lirohet nga njëra prej akuzave për vepra të pahijshme seksuale, por gjyqi vazhdon

Russell Brand lirohet nga njëra prej akuzave për vepra të pahijshme seksuale, por gjyqi vazhdon

Russell Brand lirohet nga njëra prej akuzave për vepra të pahijshme seksuale, por gjyqi vazhdon

Komiku dhe aktori britanik Russell Brand është liruar nga njëra prej akuzave për vepra të pahijshme seksuale, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj tij vazhdojnë për akuza të tjera që lidhen me dhunën seksuale.

Sponsor 3M Express

Gjykatësi i Gjykatës së Kurorës në Southwark të Londrës ka vlerësuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vazhduar procedurën lidhur me njërën prej akuzave dhe e ka udhëzuar jurinë të japë vendim lirues për atë pikë. Ndërkohë, akuza është ndryshuar në tentativë për kryerjen e veprave të pahijshme seksuale, të cilën Brand gjithashtu e mohon, raporton Unilad.

Gjykatësi Bennathan i ka shpjeguar jurisë arsyet e vendimit të tij, duke theksuar se detyra e gjykatës është të vlerësojë nëse provat e paraqitura janë të mjaftueshme për ta çuar çështjen përpara, jo të përcaktojë nëse i akuzuari është fajtor apo i pafajshëm.

“Pasi prokuroria të përfundojë paraqitjen e provave, një nga detyrat e mia, në konsultim me avokatët, është të shqyrtoj nëse provat janë të mjaftueshme që procedura të vazhdojë”, ka thënë ai.

“Unë nuk vendos nëse provat janë të vërteta apo të rreme, as nëse i akuzuari është fajtor apo i pafajshëm. Detyra ime është të përcaktoj nëse ekzistojnë prova mbi bazën e të cilave juria mund të marrë një vendim”, ka shtuar gjykatësi.

Foto: Profimedia

Ai më pas ka sqaruar se për njërën prej pikave të aktakuzës nuk kishte prova të mjaftueshme.

“Kam arritur në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme për veprat e pahijshme seksuale. Ky është vendimi im, jo i juaji. Prandaj, do t’ju udhëzoj të jepni vendim lirues për këtë pikë të aktakuzës”, u ka thënë ai anëtarëve të jurisë.

Njëri prej tyre më pas e ka shpallur zyrtarisht vendimin lirues. Ndërkaq, Brand është deklaruar i pafajshëm edhe për akuzën e ndryshuar, që lidhet me tentativën për kryerjen e veprave të pahijshme seksuale.

Akuza nga e cila Brand është liruar lidhej me pretendimet se ai kishte kapur për krahu një punonjëse të MTV-së dhe ishte përpjekur ta tërhiqte me forcë drejt tualetit.

Megjithatë, aktori vazhdon të përballet me tri akuza për përdhunim dhe tri akuza për sulm seksual. Të gjitha akuzat i mohon.

Ato janë ngritur nga gjashtë gra, të cilat pretendojnë se ngjarjet kanë ndodhur në periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2009.

Foto: Profimedia

Njëra prej tyre pretendon se Brand e kishte përdhunuar në vitin 1999, në një dhomë hoteli në Bournemouth. Një tjetër ka deklaruar se, në vitin 2004, ai ishte përpjekur ta detyronte të kryente seks oral me të në një lokal në lagjen Soho të Londrës.

Gjatë gjykimit, jurisë i është lexuar edhe transkripti i një telefonate që kjo grua kishte bërë në shërbimin emergjent në shtator të vitit 2023.

“Ishta në një festë te një mik. Ai u shfaq dhe filloi të bisedonte me mua pranë banakut. Më pas më kapi për gjoksin, më tërhoqi drejt tualetit të burrave dhe u përpoq të më detyronte të kryeja seks oral”, thuhet në transkriptin e telefonatës.

Gruaja ka rrëfyer se kishte nisur të bërtiste dhe ishte përpjekur ta hapte derën. Sipas saj, Brand e kishte lëshuar vetëm pasi dikush nga jashtë kishte pyetur nëse gjithçka ishte në rregull.

Mbrojtja e aktorit pretendon se të gjitha marrëdhëniet seksuale për të cilat bëhet fjalë kanë qenë me pëlqimin e të dyja palëve.

Avokatët e tij argumentojnë gjithashtu se deklaratat e grave janë paraqitur në mënyrë dashakeqe pas publikimit, në vitin 2023, të një dokumentari në të cilin u ngritën akuzat ndaj aktorit.

Brand i mohon të gjitha akuzat, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj tij vazhdojnë për pretendimet e tjera që lidhen me dhunën seksuale. /Telegrafi/

Lexo edhe

Barcelona synon Finn Jeltsch që në janar, në garë me Real Madridin dhe Liverpoolin

Barcelona synon Finn Jeltsch që në janar, në garë me Real Madridin dhe Liverpoolin

Bayern Munich prezanton fanellën speciale për Harry Kane pas triumfit në Topin e Artë 2026

Bayern Munich prezanton fanellën speciale për Harry Kane pas triumfit në Topin e Artë 2026

Bolsonaro dyshohet se është larguar drejt SHBA-së pas humbjes në zgjedhjet presidenciale

Bolsonaro dyshohet se është larguar drejt SHBA-së pas humbjes në zgjedhjet presidenciale

Russell Brand lirohet nga njëra prej akuzave për vepra të pahijshme seksuale, por gjyqi vazhdon | Momenti