Rubio uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, thekson partneritetin strategjik

Rubio uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, thekson partneritetin strategjik

Rubio uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, thekson partneritetin strategjik

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Sponsor 3M Express

Në mesazhin e publikuar më 28 nëntor 2026, Rubio ka theksuar marrëdhëniet e forta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, të cilat, sipas tij, bazohen në sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet mes qytetarëve, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka mirëpritur thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me SHBA-në në çështjet kryesore të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë, të ndërtuar mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet mes njerëzve. Ne e mirëpresim thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështje kyçe të mbrojtjes dhe politikës së jashtme”.

Rubio ka veçuar edhe bashkëpunimin në përballjen me grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe kërcënimet kibernetike, duke vlerësuar përpjekjet e përbashkëta për forcimin e sigurisë kibernetike të Shqipërisë.

“Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të sigurt dhe më të begatë”, ka theksuar Rubio.

Në fund të mesazhit, sekretari amerikan i Shtetit ka shprehur gatishmërinë e SHBA-së për të thelluar të gjitha aspektet e marrëdhënieve të dobishme për të dyja vendet.

Lexo edhe

Kroacia do t’i angazhojë deri në 200 ushtarë në KFOR

Kroacia do t’i angazhojë deri në 200 ushtarë në KFOR

Kurti për 28 Nëntorin: Qindra telegrame paraprinë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Kurti për 28 Nëntorin: Qindra telegrame paraprinë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Rob Lowe pretendon se regjisori Tony Richardson i inkurajoi aktorët të bënin seks: Ishte një botë tjetër

Rob Lowe pretendon se regjisori Tony Richardson i inkurajoi aktorët të bënin seks: Ishte një botë tjetër