Rruga “1 Tetori” në Sllatinë të Vogël të Fushë Kosovës do të shfrytëzohet si rrugë njëkahëshe deri në fund të nëntorit, për shkak të punimeve për ndërtimin e trotuarit.

Kështu ka njoftuar Komuna e Fushë Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Për shkak të punimeve për punimin e trotuarit, rruga ‘1 Tetori’, në Sllatinë të Vogël, do të shfrytëzohet si rrugë njëkahëshe deri në fund të muajit nëntor”, thuhet në njoftim.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes gjatë qarkullimit.
“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të kenë kujdes gjatë qarkullimit”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/




