Rrjeti ndërkombëtar i pastrimit të parave, në mesin e bashkëpunëtorëve edhe shqiptarë

Rrjeti ndërkombëtar i pastrimit të parave, në mesin e bashkëpunëtorëve edhe shqiptarë

Rrjeti ndërkombëtar i pastrimit të parave, në mesin e bashkëpunëtorëve edhe shqiptarë

Një operacion i gjerë kundër mafias në Itali, Spanjë dhe Zvicër ka çuar në arrestimin e 30 personave dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 21 milionë euro.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetës zvicerane laRegione, në rrjetin e dyshuar kriminal kanë qenë të përfshirë edhe bashkëpunëtorë shqiptarë.

Hetimet e Guardia di Finanza-s italiane zbuluan një strukturë të paligjshme financiare, e njohur si “bankë e fshehtë”, e cila dyshohet se shërbente për pastrimin e parave nga mashtrimet tatimore, trafiku i drogës dhe armëve.

Sipas hetuesve, organizata kishte lëshuar fatura fiktive në vlerë mbi 110 milionë euro, ndërsa rreth 68 milionë euro dyshohet se ishin pastruar ndërkombëtarisht përmes kriptovalutave, transmeton Telegrafi.

Gazeta zvicerane raporton se organizata mbështetej nga bashkëpunëtorë kinezë dhe shqiptarë, por nuk jep detaje për identitetin e tyre dhe nuk konfirmon nëse ndonjë prej shqiptarëve është në mesin e të arrestuarve.

Në kuadër të operacionit, në Lugano të Zvicrës u arrestua një 62-vjeçar me shtetësi italiane, i lindur në Napoli, i cili dyshohet se kishte rol në transferimin e parave dhe konvertimin e tyre në kriptovaluta.

Ai mbahet në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit.

Operacioni u zhvillua nën koordinimin e autoriteteve italiane, me kontrolle edhe në kantonin Ticino dhe në Spanjë./Telegrafi/

Lexo edhe

Çfarë ndodh me trupin nëse nuk pimë kafe për 30 ditë? Ndryshimet që mund t’ju befasojnë

Çfarë ndodh me trupin nëse nuk pimë kafe për 30 ditë? Ndryshimet që mund t’ju befasojnë

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Shiroka Pula pret kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe diasporën kosovare

Shiroka Pula pret kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe diasporën kosovare

Rrjeti ndërkombëtar i pastrimit të parave, në mesin e bashkëpunëtorëve edhe shqiptarë | Momenti