Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon hetim të pavarur dhe llogaridhënie për vrasjen e gruas në Pejë

Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon hetim të pavarur dhe llogaridhënie për vrasjen e gruas në Pejë

Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon hetim të pavarur dhe llogaridhënie për vrasjen e gruas në Pejë

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur për vrasjen e gruas në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar që të shqyrtohen veprimet dhe mosveprimet e mundshme të Policisë, Prokurorisë, gjykatave dhe shërbimeve sociale.

Në reagimin e saj, RrGK ka shprehur shqetësim të thellë për rastin, duke theksuar se viktima kishte kërkuar ndihmë institucionale, por nuk arriti të mbrohej nga dhuna që i mori jetën.

Sponsor 3M Express

Sipas RrGK-së, rasti ngre pyetje serioze për mënyrën se si institucionet i kanë trajtuar raportimet e mëparshme të viktimës, si e kanë vlerësuar rrezikun dhe nëse kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e saj.

Organizata ka theksuar se vlerësimi i rrezikut nuk duhet të jetë vetëm formal, por duhet të marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit dhe të çojë në masa konkrete për garantimin e sigurisë së viktimës.

“Pyetja thelbësore është nëse veprimet e ndërmarra kanë qenë të mjaftueshme për ta mbrojtur jetën dhe sigurinë e saj”, thuhet në reagim.

RrGK ka kërkuar që hetimi të përfshijë trajtimin e raportimeve të mëparshme, shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve dhe zbatimin e detyrimeve ligjore nga secili institucion përgjegjës. Ajo ka theksuar se çdo dështim i mundshëm duhet të hetohet dhe të pasohet me llogaridhënie.

Gjithashtu, RrGK u ka bërë thirrje qytetarëve dhe organizatave që t’i bashkohen protestës gjithëpopullore të paralajmëruar për 25 nëntor, për të kërkuar drejtësi për gratë e vrara, përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

Lula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa

Lula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa

VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak

VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak