Rritet pasiguria në Zvicër, mbi 54 për qind e punonjësve shqetësohen për vendin e punës

Rritet pasiguria në Zvicër, mbi 54 për qind e punonjësve shqetësohen për vendin e punës

Rritet pasiguria në Zvicër, mbi 54 për qind e punonjësve shqetësohen për vendin e punës

Më shumë se gjysma e punonjësve në Zvicër janë të shqetësuar për sigurinë e vendit të tyre të punës, ndërsa stresi dhe angazhimet profesionale jashtë orarit të punës mbeten ndër problemet kryesore me të cilat përballen ata.

Sponsor 3M Express

Kështu bëhet e ditur në rezultatet e një ankete përfaqësuese të organizatës sindikale Travail.Suisse, të prezantuara të premten.

Sipas “Barometrit të Kushteve të Punës 2026”, mbi 54 për qind e punonjësve në Zvicër shprehin shqetësime për vendin e tyre të punës, ndërsa një vit më parë kjo shifër ishte pak më e ulët se 49 për qind, shkruan 24 Heures, përcjell Telegrafi.

Anketa evidenton gjithashtu se nivelet e stresit në vendin e punës vazhdojnë të mbeten të larta.

Rreth 42 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se ndihen të stresuar në punë “shpesh” ose “shumë shpesh”.

Ndërkaq, 28.6 për qind e punonjësve kanë deklaruar se punojnë shpesh ose shumë shpesh edhe gjatë kohës së lirë, për të përmbushur kërkesat profesionale, transmeton Telegrafi.

Anketa ka nxjerrë në pah edhe përdorimin gjithnjë e më të pranishëm të inteligjencës artificiale në vendin e punës.

Më shumë se një e treta e të anketuarve përdorin rregullisht aplikacione të inteligjencës artificiale në punë, ndërsa një në pesë prej tyre e lidh përdorimin e kësaj teknologjie me rritjen e kërkesave për produktivitet.

Anketa është realizuar nga Travail.Suisse në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bernës.

Në kuadër të edicionit të 12-të të këtij barometri janë intervistuar gjithsej 1,419 punonjës të moshës nga 16 deri në 64 vjeç./Telegrafi/

Lexo edhe

Policia intensifikon kontrollet në Pejë – Dhjetëra persona shoqërohen në stacion, mbi 300 gjoba në trafik

Policia intensifikon kontrollet në Pejë – Dhjetëra persona shoqërohen në stacion, mbi 300 gjoba në trafik

ATK kontrollon lokalet e natës dhe qendrat e masazhit, zbulon 103 punëtorë të padeklaruar

ATK kontrollon lokalet e natës dhe qendrat e masazhit, zbulon 103 punëtorë të padeklaruar

Historiku i Komunës së Bogovinës: Themelimi i komunës dhe rënia e numrit të banorëve

Historiku i Komunës së Bogovinës: Themelimi i komunës dhe rënia e numrit të banorëve