Rriten çmimet e inputeve bujqësore në Kosovë

Rriten çmimet e inputeve bujqësore në Kosovë

Rriten çmimet e inputeve bujqësore në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi për tremujorin e tretë të vitit 2026, sipas të cilit çmimet e përgjithshme të inputeve bujqësore janë rritur për 8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të ASK-së, në periudhën korrik-shtator 2026, Indeksi i Inputit 1, që përfshin mallrat dhe shërbimet e konsumuara aktualisht në bujqësi, ka shënuar rritje prej 12 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025.

Ndërkaq, Indeksi i Inputit 2, i cili përfshin mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi, është rritur për 3.8 për qind.

Në bazë të këtyre dy kategorive, indeksi i përgjithshëm i inputeve bujqësore ka shënuar rritje prej 8 për qind në baza vjetore.

ASK ka bërë të ditur se të dhënat për këtë publikim janë mbledhur në barnatore bujqësore, farmaci veterinare, kompani, tregje dhe pika të tjera ku ofrohen inputet bujqësore.

Në kategorinë e inputeve të konsumuara aktualisht në bujqësi përfshihen farërat dhe materiali mbjellës, energjia, vajrat, plehrat dhe përmirësuesit e tokës, produktet për mbrojtjen e bimëve dhe pesticidet, shpenzimet veterinare, ushqimi për kafshët, si dhe shpenzimet për mirëmbajtjen e materialeve dhe ndërtesave.

Ndërsa, kategoria e inputeve që kontribuojnë në investimet bujqësore përfshin makineritë, pajisjet e tjera, ndërtesat jorezidente të fermave dhe punët e tjera investuese.

Të dhënat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në kuadër të raportit për Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi për tremujorin e tretë të vitit 2026. /Telegrafi/

Lexo edhe

SINJALI 24 | Dhunë në familje, grabitje e armatosur, arrestime dhe aksione policore në Kosovë

SINJALI 24 | Dhunë në familje, grabitje e armatosur, arrestime dhe aksione policore në Kosovë

Skandali i Alta Bankës në Serbi, pronari në lidhje afariste me Radoiçiqin

Skandali i Alta Bankës në Serbi, pronari në lidhje afariste me Radoiçiqin

Sonte një tjetër Prime i BBVK5: Kush do të jetë i pari që largohet?

Sonte një tjetër Prime i BBVK5: Kush do të jetë i pari që largohet?