Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një njoftim të ri, “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe arsyeve të sigurisë”, ka bërë të ditur Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në ShBA, në një deklaratë.

Shkaku i pezullimit të fluturimeve nuk është bërë menjëherë i qartë.
Megjithatë, një zëdhënës i FAA-së ka thënë se bëhet fjalë për një problem në komunikim që ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror nëpër itineraret ajrore, të cilat menaxhojnë fluturimet që kalojnë nëpër territorin e vendit, raporton CNN
Burimi: Insajderi




