Gjermania ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Serbisë, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në një ndeshje ku dominoi në pjesën më të madhe të lojës. Në mesin e protagonistëve kryesorë të kësaj fitoreje ishte edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda.

22-vjeçari realizoi golin e tretë të Gjermanisë në minutën e 50-të, kur pas asistimit të Joshua Kimmich e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3-0.
Paraqitja e tij nuk kaloi pa u vërejtur as nga platforma e vlerësimit të futbollistëve, Sofascore, e cila e shpalli Grudën lojtarin më të mirë të ndeshjes, duke i dhënë notën 8.9.
Përveç golit të shënuar, Gruda krijoi edhe një rast të madh për gol, kompletoi 40 pasime të sakta dhe realizoi nëntë driblime të suksesshme.
Futbollisti me prejardhje shqiptare ishte po ashtu i suksesshëm në duelet me kundërshtarët, duke fituar 12 prej tyre dhe duke zhvilluar një paraqitje të kompletuar në këtë përballje.
Gruda do të synojë ta vazhdojë formën e mirë edhe në ndeshjen e radhës, kur Gjermania do të përballet me Holandën në Berlin, pas tri ditësh.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





