Rreth 2,500 konsumatorë në një pjesë të Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike gjatë orëve të mbrëmjes, si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6.

Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerja kishte prekur disa zona të kryeqytetit, përfshirë Kampusin Universitar, Aktashin dhe Lagjen Pejton.
Megjithatë, KEDS ka njoftuar se furnizimi me energji elektrike është rikthyer në të gjitha zonat e prekura nga ndërprerja.
“Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë. Pas një pune intensive nga ekipet në terren, tashmë është rikthyer furnizimi me energji në të gjitha zonat e afektuara me ndërprerje. Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Burimi: Insajderi





