Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Sipas njoftimit të Kuvendit, delegacioni përbëhet nga deputeti Nezir Kraki, në cilësinë e kryesuesit, dhe deputetja Eliza Hoxha, anëtare.

Punimet kanë nisur me Takimin e Kryetarëve të Seksioneve Evropiane të APF-së, ndërsa të enjten është paraparë të mbahet seanca plenare në Parlamentin Evropian.

Sponsor 3M Express

Më 20 nëntor, diskutimet do të vazhdojnë në Parlamentin e Federatës Wallonie-Bruxelles, ku në fokus do të jetë Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijës, me temën “Mekanizmat e solidaritetit në Evropë”.

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë synon të forcojë dialogun parlamentar, shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin ndërmjet seksioneve evropiane, duke promovuar vlerat e përbashkëta dhe diversitetin gjuhësor e kulturor.

Kuvendi i Kosovës në këtë organizatë ka statusin e anëtarit të asociuar me të drejtë vote.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dolce shfaqet në krah të të dashurit, pozon para pasqyrës me fustan të bardhë elegant

Dolce shfaqet në krah të të dashurit, pozon para pasqyrës me fustan të bardhë elegant

Rekord i temperaturave dhe thatësira godasin bujqësinë në Zvicër, të ardhurat e fermerëve bien për 17%

Rekord i temperaturave dhe thatësira godasin bujqësinë në Zvicër, të ardhurat e fermerëve bien për 17%

Krejt çka dihet deri më tani për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

Krejt çka dihet deri më tani për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë