“Rrëmbim policor dhe transferim politik”, Veliaj reagon pas zhvendosjes në paraburgimin e Fierit

“Rrëmbim policor dhe transferim politik”, Veliaj reagon pas zhvendosjes në paraburgimin e Fierit

“Rrëmbim policor dhe transferim politik”, Veliaj reagon pas zhvendosjes në paraburgimin e Fierit

Kryebashkiaku Erion Veliaj e konsideron transferim politik zhvendosjen e tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai thekson se kemi të bëjmë me një rrëmbim policor që i cënon rëndë të drejtat. 

Veliaj i kërkon Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi, që sipas tij është politik, shkruan A2, transmeton Klankosova.tv.

 REAGIMI

Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.

Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.

Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.

I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.

Lexo edhe

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit