Rrëfehet mes lotësh për borxhet, Akili emocionon me historinë e tij: Humba gjithçka që krijova

Rrëfehet mes lotësh për borxhet, Akili emocionon me historinë e tij: Humba gjithçka që krijova

Rrëfehet mes lotësh për borxhet, Akili emocionon me historinë e tij: Humba gjithçka që krijova

Një rrëfim emocional është ndarë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 nga banori Akil Varfi, i cili ka folur hapur për sfidat dhe peripecitë që ka përjetuar në jetën e tij.

Sponsor 3M Express

Ai tregoi se është djali i vetëm në familje dhe ka tri motra, ndërsa përgjegjësitë dhe angazhimet në punë i kishte marrë përsipër që në moshë të hershme.

Gjatë bisedës, Akili zbuloi se periudha para hyrjes në këtë format televiziv kishte qenë veçanërisht e vështirë për të, pasi kishte përjetuar rënie të mëdha financiare dhe ishte gjendur në një gjendje jo të mirë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Jam djalë i vetëm, kam tri motra. Kam punuar shumë herët. Para se të vija këtu, pësova rënie të mëdha, e gjeta veten shumë keq. Ndihem shumë keq, sikur i kam braktisur të shtëpisë”, u shpreh ai.

Përmes këtij rrëfimi, banori shfaqi edhe anën më të ndjeshme të vetes, duke lënë të kuptohet se largësia nga familja dhe vështirësitë që ka kaluar vazhdojnë ta rëndojnë emocionalisht.

Foto: Screenshot/YouTube

Rrëfimi i tij solli një tjetër moment emocional në shtëpinë e BBVK-së, ku banorët po ndajnë gjithnjë e më shumë histori personale nga jeta e tyre jashtë formatit.

Ai shpërtheu në lot gjatë kësaj historie, ndonëse mori përkrahje dhe forcë nga opinionistët për të vazhduar më tej. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

– YouTube www.youtube.com

– YouTube www.youtube.com

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe

Grumbull mbeturinash në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë, qytetarët ankohen për erën e rëndë

Grumbull mbeturinash në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë, qytetarët ankohen për erën e rëndë

Bogujevci takon ambasadorin e BE-së, në fokus kultura dhe turizmi

Bogujevci takon ambasadorin e BE-së, në fokus kultura dhe turizmi

Studentët që i fituan zgjedhjet në Serbi vizitojnë Manastiret e Deçanit dhe Graçanicës, Kosovës i referohen edhe me termin “Metohi”

Studentët që i fituan zgjedhjet në Serbi vizitojnë Manastiret e Deçanit dhe Graçanicës, Kosovës i referohen edhe me termin “Metohi”