Rosamund Pike protagoniste në filmin horror “Feed”, një histori e errët mes nënës dhe vajzës

Rosamund Pike protagoniste në filmin horror “Feed”, një histori e errët mes nënës dhe vajzës

Rosamund Pike protagoniste në filmin horror “Feed”, një histori e errët mes nënës dhe vajzës

Aktorja britanike Rosamund Pike do të jetë protagoniste dhe producente e filmit të ri horror “Feed”, i cili trajton anën e errët të rrjeteve sociale, obsesionin për famë dhe ambiciet prindërore, ka raportuar mediumi amerikan “Deadline”.

Sponsor 3M Express

Data e publikimit të filmit ende nuk është bërë e ditur.

Ylli i filmit “I Care a Lot” do të interpretojë personazhin e Erin, një nënë të dëshpëruar, e cila zbulon një suplement të pazakontë bukurie që premton ta shndërrojë vajzën e saj, një gjimnaste të re, në një yll të rrjeteve sociale. Megjithatë, teksa fama dhe suksesi i vajzës rriten, ajo nis të pësojë një transformim të frikshëm.

Regjinë e filmit do ta bëjë Leslye Headland, e njohur për serialin “Russian Doll”, ndërsa skenari është shkruar nga Daniella Isaacs. Historia është frymëzuar nga filmi finlandez “Hatching”, i publikuar në vitin 2022.

“Feed” përshkruhet si një histori e pazakontë dhe shqetësuese mes një nëne dhe vajzës së saj, e cila vë në qendër ambiciet prindërore, iluzionin e mbrojtjes dhe kufirin e hollë mes viktimës dhe grabitqarit.

Pike ka treguar se prej kohësh dëshironte të realizonte një film që trajton në mënyrë provokuese varësinë nga rrjetet sociale, si dhe obsesionin modern për famën dhe përsosmërinë.

“Prej kohësh kam dashur të realizoj një film që luan me obsesionin tonë ndaj rrjeteve sociale, përmirësimit të vetes dhe dëshirës për famë pa pasur domosdoshmërisht ndonjë talent të veçantë. Por edhe me anën e frikshme të mëmësisë moderne”, u shpreh aktorja.

Ajo shpjegoi se personazhi i saj, Erin, është një nënë që dëshiron ta shohë vajzën të dominojë botën dixhitale, duke besuar se suksesi dhe fama do ta mbrojnë atë nga vështirësitë e jetës.

“Filmi trajton dëshirën e errët të komuniteteve online, një botë të rrjeteve sociale që fiton para nga rinia dhe bukuria, ambicien e një nëne për suksesin e vajzës së saj dhe etjen e një adoleshenteje për famë, pavarësi dhe kontroll në marrëdhënien me të ëmën”, ka deklaruar Pike.

Ndërkaq, regjisorja Leslye Headland e ka cilësuar skenarin si një histori shqetësuese, por thellësisht njerëzore, duke vlerësuar edhe guximin artistik të Rosamund Pike.

“Është një histori e guximshme, shqetësuese dhe thellësisht njerëzore. Rosamund është një nga aktoret më të guximshme që punojnë sot dhe nuk mund të kërkoja bashkëpunëtore më të mirë për të eksploruar anët më të errëta të kësaj historie”, u shpreh ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Rri 3-4 vjet, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

“Rri 3-4 vjet, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

Nesër derbi Atletico-Barcelona, flasin Simeone e Flick

Nesër derbi Atletico-Barcelona, flasin Simeone e Flick

Reshjet e shiut përmbytin 70 mijë tenda në Gaza, mijëra palestinezë mbesin pa strehim

Reshjet e shiut përmbytin 70 mijë tenda në Gaza, mijëra palestinezë mbesin pa strehim