Rokas: Maqedonia e Veriut ka treguar se është një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian

Rokas: Maqedonia e Veriut ka treguar se është një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian

Rokas: Maqedonia e Veriut ka treguar se është një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian

Ambasadori i BE-së në RMV, Michalis Rokas tha se vendi ka treguar se është një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian, duke ndarë prioritetet e tij strategjike.

Sponsor 3M Express

“Maqedonia e Veriut ka treguar se është një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian, duke ndarë prioritetet e tij strategjike”, tha Rokas gjatë konferencës së përbashktë për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Ai vuri në dukje se vendi ka arritur një përputhje të konsiderueshme me acquis e Bashkimit dhe mbetet ndër kandidatët me nivelin më të lartë të gatishmërisë për anëtarësim.

Rokas foli edhe lirin e mediave në vend.

“Duam të shohim përparim edhe më të madh, një nga fushat që përmendët është liria e medias. Është e vërtetë që ka ende punë për t’u bërë atje. Vendi duhet të rishikojë kuadrin ligjor në lidhje me median, për ta sjellë atë në përputhje me legjislacionin dhe standardet e BE-së, në veçanti duke futur rregulla për transparencë të plotë të pronësisë së medias”, tha ambasadori i BE-së në vend, Michalis Rokas, në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski me rastin e raportit të progresit të KE-së për Maqedoninë.

Ai u pyet nga një gazetar se për të dytin vit radhazi, Brukseli nuk ka vënë re se gjoja ka media, stacione televizive kombëtare dhe gazetarë që janë nën kërcënim të drejtpërdrejtë nga LSDM, për të cilën gazetari tha se po krijohet një ndjenjë pasigurie e përgjithshme, me mundësinë e kërcënimeve me dhunë ndaj gazetarëve që punojnë në ato media./Telegrafi/

Lexo edhe

Atletico Madridi synon dy talentët e Barcelonës për janar

Atletico Madridi synon dy talentët e Barcelonës për janar

Gërvalla: Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj për Astrit Deharin

Gërvalla: Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj për Astrit Deharin

Dita e nëntë e protestës, “Gjumi s’ka me ju marrë” vendoset në rrugën para stacionit policor

Dita e nëntë e protestës, “Gjumi s’ka me ju marrë” vendoset në rrugën para stacionit policor