Rizvanolli prezanton ndryshimet në ligjet për energjinë, opozita bojkoton mbledhjen e komisionit

Rizvanolli prezanton ndryshimet në ligjet për energjinë, opozita bojkoton mbledhjen e komisionit

Rizvanolli prezanton ndryshimet në ligjet për energjinë, opozita bojkoton mbledhjen e komisionit

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka vazhduar mbledhjen me raportimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për Projektligjin për Efiçiencën e Energjisë dhe Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, pavarësisht kundërshtimeve të deputetëve opozitarë për mënyrën e shtimit të kësaj pike në rendin e ditës.

Deputetët e opozitës e kishin konsideruar të parregullt përfshirjen e Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë në rend të ditës, me arsyetimin se dokumenti u ishte shpërndarë më pak se 24 orë para mbledhjes dhe se nuk kishin pasur kohë të mjaftueshme për ta shqyrtuar. Pas kësaj, deputetët opozitarë nuk morën pjesë në vazhdimin e mbledhjes, ndërsa komisioni procedoi me raportimin e ministres.

Sponsor 3M Express

Gjatë prezantimit të Projektligjit për Efiçiencën e Energjisë, Rizvanolli tha se ky projektligj avancon kornizën ligjore për përdorimin efiçient të energjisë në Kosovë dhe përafrimin me legjislacionin evropian.

Tutje, ajo bëri të ditur se projektligji parasheh kursime vjetore prej 0.8 për qind të konsumit mesatar final të energjisë gjatë tri viteve paraprake, duke filluar nga viti i parë i plotë kalendarik pas hyrjes në fuqi të ligjit.

“Projektligji për eficiencë të energjisë, avancon kornizën ligjore për përdorimin eficient të energjisë në Republikën e Kosovës. Po ndalem vetëm tek disa çështje të cilat janë më të rëndësishme që konsideroj që janë risi në këtë ligj. Objektivat kombëtare dhe mekanizmat për realizimin e kursimeve janë të përcaktuara pra këtu me planin kombëtar për energji dhe klimë dhe dokumentet strategjike të sektorit, duke siguruar një qasje më të koordinuar ndërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave. Për realizimin e këtyre objektivave parashikohen kursime vjetore prej 0.8 për qind të konsumit mesatar final të energjisë gjatë tre viteve paraprake, duke filluar nga viti i parë i plotë kalendarik pas hyrjes në fuqi të ligjit. Dhe kjo është në përputhje me atë që tashmë e kemi bërë si praktikë dhe me investimet që tashmë po bëhen në eficiencë të energjisë në Republikën e Kosovës”, theksoi Rizvanolli.

Më tej ministrja theksoi se projektligji përfshin edhe varfërinë energjetike dhe konsumatorët e cenueshëm në politikat dhe programet mbështetëse, si dhe vendos bazë për kufizimin e shitjes së produkteve joefiçiente në treg.

“Projektiigji kërkon përfshirjen e performancës së lartë energjetike në prokurimin publik, ashtu që të mos kemi aq shumë nevojë për trajtim të eficiencës.Përfshirja e varfërisë energjetike në politikat dhe programet mbështetëse është diçka që është e re në këtë ligj në krahasim me ligjin e kaluar të eficiencës. Për përshtatjet eventuale në mes të dy ligjeve mund t’i trajtojmë në mes të dy leximeve, mirëpo parimi është i njëjtë, varfëria energjetike dhe konsumatorët e cenueshëm e kanë një rol më të madh, më saktë është një fokus më të madh në këtë pako të ligjeve”, potencoi Rizvanolli.

Gjatë diskutimit, deputeti i LVV-së, Valon Ramadani, ngriti çështjen e lehtësimit të procedurave të aplikimit për subvencione nga Fondi për Efiçiencë të Energjisë, veçanërisht për qytetarët që kanë nevojë për vlerësim në terren.

Kur ka mjete, fondi i energjisë efecientë, që ndan për subvencionim me pas një mundësi më të lehtë të atyre aplikimeve, sidomos aty ku duhet dikush me shku dhe me vlerësu se cili është ai që përket, që mundet me fitu këtë grant. A keni mëndu si ministri”, ka thënë Ramadani.

Në përgjigje, ministrja tha se gjatë zbatimit të masave të mëparshme janë evidentuar disa dobësi, përfshirë rastet kur auditorët e energjisë kanë kërkuar çmime të larta për auditime ose kanë tentuar të paraqesin si të përshtatshme për subvencionim shtëpi që tashmë ishin të izoluara.

Sipas saj, projektligji i ri parasheh mekanizma ndëshkues për auditorët që keqpërdorin detyrën.

“Në këtë aspekt ne gjatë zbatimit të masave të kaluara për efciencë i kemi pa disa praktike dhe kemi nxjerrë disa mësime të cilat pjesërisht adresohen me këtë ligj. P.sh., një prej tyre ka qenë, ju përmendet auditimin e energjisë, dhe një prej çështjeve që kemi has prej ankesave të qytetarëve, është që auditorët e energjisë e kanë keqpërdorur situatën dhe urgjencën për auditim të energjisë për të kërkuar çmime shumë të larta, apo ka pas raste të tentimit të mashtrimit prej auditorëve për të paraqitur shtëpi që kanë qenë tashmë të izoluara”, tha Rizvanolli.

Ndërkaq, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Ejup Ahmeti pyeti nëse është menduar që pajisjet që konsumojnë më shumë energji të taksohen.

“Pajisjet që konsumojnë energji dhe ato që kursejnë energji, ne do të kemi fokus tek ato që kursejnë energji, a keni menduar që të fusim në ligj dhe të bashkërendojmë me ministritë tjera, p.sh., të taksojmë pajisjet që konsumojnë energji fillimisht, dhe pastaj të favorizojmë paisjet që nuk kursejnë energji”, tha Ahmeti.

Rizvanolli u përgjigj se projektligji vendos bazën ligjore që institucionet publike, gjatë procedurave të prokurimit, të përcaktojnë kritere që favorizojnë performancën e lartë energjetike.

Ministrja prezantoi edhe risitë e Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë.

“Projektligji i ri e përforcon mbrojtjen e konsumatorit. Më saktësisht përcakton, më hollësisht, përgjegjësitë e rregullatorit për monitorimin e cilësisë, furnizimit, ndërprerjeve të energjisë, faturimit dhe respektimit të të drejtave të konsumatorëve. Kjo duke qenë se nga përvoja jonë, si në qoftë se ministri, qoftë besoj që edhe ju si deputet, ankesat kryesore nga qytetarët i kemi pikërisht në këto pika, që në fakt nuk janë çështje politike, por janë çështje e rregullimit të tregut dhe çështje e monitorimit të tregut”, tha Rizvanolli.

Ajo përmendi edhe lehtësime në procedurat e licencimit për disa kapacitete, përfshirë sistemet e ruajtjes së energjisë dhe instalimet e vetëprodhimit që nuk kyçen në rrjet, me kapacitet deri në një megavat, ndërsa tha se për aplikuesit për leje parashihen kontrolle më të forta.

“Çfarë është e re është që projektligji rregullon monitorimin dhe parandalimin e manipulimit të tregut dhe tregtimit në bazë të informatave të brendshme dhe parasheh regjistrimin dhe mbikëqyrjen e pjesëmarrësve në treg. Kjo reflekton zhvillimet më të reja në tregun e energjisë elektrike në Evropë dhe rregulloret atje që janë për të luftuar manipulimin e tregut. Gjithashtu me rëndësi është që ka disa ndryshime sa i përket licencimit dhe mbikëqyrjes së ndërmarrjeve të energjisë”, shtoi Rizvanolli./KP

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur