Rizvanolli: Kosova ka tarifa dukshëm më të lira të energjisë se vendet e rajonit

Rizvanolli: Kosova ka tarifa dukshëm më të lira të energjisë se vendet e rajonit

Rizvanolli: Kosova ka tarifa dukshëm më të lira të energjisë se vendet e rajonit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mbrojtur çmimet aktuale të energjisë elektrike në Kosovë, duke deklaruar se tarifat vazhdojnë të jenë dukshëm më të lirat në rajon.

Sponsor 3M Express

Gjatë debatit për energjinë në Kuvendin e Kosovës, Rizvanolli ka kundërshtuar vlerësimet e opozitës se tarifat janë të papërballueshme, duke kërkuar që diskutimi të mbështetet në të dhëna objektive dhe krahasime me vendet e rajonit.

“Tarifat të cilat i cilësoni të papërballueshme vazhdojnë të mbeten më të lirat në rajon, dukshëm më të lira. Prandaj, kur bëni cilësime të tilla, është mirë të flasim edhe në terma objektivë”, ka thënë Rizvanolli.

Deklaratës së ministres i është kundërpërgjigjur deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, i cili ka theksuar se, para se të bëhen krahasime me vendet e rajonit për çmimin e energjisë, duhet të merren parasysh edhe të hyrat e qytetarëve.

Rizvanolli është përgjigjur edhe lidhur me kritikat për projektin e elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova B”, duke sqaruar se ai financohet nga Bashkimi Evropian dhe se procedurat për realizimin e tij kanë nisur gjatë viteve 2018 dhe 2019.

Sipas saj, Bashkimi Evropian ka kontraktuar edhe kompaninë mbikëqyrëse, e cila ka përgjegjësi për kontrollimin e cilësisë së punimeve dhe vlerësimin e përgjegjësive në rastet e vonesave.

“Ky projekt financohet nga BE-ja, u nënshkrua në vitin 2018, ndërsa kontraktimi u bë më 2019. BE-ja gjithashtu ka kontraktuar kompaninë mbikëqyrëse, e cila është zyrtarisht e thirrur për ta mbikëqyrur cilësinë e punimeve dhe për të bërë vlerësime në rastin e atribuimit të vonesave në projekt”, ka deklaruar ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pallat milionësh, tualete pa letër e pa sapun – KGJK thotë se furnizohen çdo ditë, por s’tregon kur i kontrolloi

Pallat milionësh, tualete pa letër e pa sapun – KGJK thotë se furnizohen çdo ditë, por s’tregon kur i kontrolloi

Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend kur thoshte se Kosova “flen mbi qymyr”

Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend kur thoshte se Kosova “flen mbi qymyr”

Liderët e BE-së: Siguria e Evropës nuk mund të jetë pjesë e negociatave për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë

Liderët e BE-së: Siguria e Evropës nuk mund të jetë pjesë e negociatave për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë