Rikthimi i De Jongut ia vështirëson edhe më shumë situatën Gavit te Barcelona

Rikthimi i De Jongut ia vështirëson edhe më shumë situatën Gavit te Barcelona

Rikthimi i De Jongut ia vështirëson edhe më shumë situatën Gavit te Barcelona

Gavi po përballet me vështirësi te Barcelona, ku konkurrenca e fortë në mesfushë dhe minutat e pakta po ia bëjnë më të vështirë rikthimin në formacionin titullar.

Sponsor 3M Express

Sipas portalit italian “TuttoMercatoWeb”, mesfushori spanjoll ka luajtur vetëm 191 minuta në shtatë paraqitje këtë sezon, duke qenë titullar në vetëm dy ndeshje, përcjell “Gazeta Express”.

Situata e tij pritet të bëhet edhe më e vështirë pas rikthimit të Frenkie de Jongut nga lëndimi, pasi Barcelona ka disa alternativa të rëndësishme në mesfushë.

Gavi duhet të konkurrojë për minuta me emra si Pedri, Rodri, Fermín López, Dani Olmo dhe Marc Bernal.

Megjithatë, kalendari i ngjeshur i ndeshjeve dhe lëndimi i Dani Olmos mund t’i krijojnë mundësi të reja për të luajtur më shumë.

Pas lëndimeve që kanë ndikuar në zhvillimin e tij, mesfushori spanjoll duhet t’i shfrytëzojë rastet që do t’i jepen për ta bindur trajnerin Hansi Flick se e meriton një rol më të rëndësishëm në skuadër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin për vitin 2026

Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin për vitin 2026

LEX | Tronditje në Prokurorinë e Pejës pas vrasjes së Arlinda Zekajt – suspendohet kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj me 7 vota

LEX | Tronditje në Prokurorinë e Pejës pas vrasjes së Arlinda Zekajt – suspendohet kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj me 7 vota

Kuvendi miraton ndryshimet buxhetore për 2026-ën

Kuvendi miraton ndryshimet buxhetore për 2026-ën