Rice mbështet Kane-n për Topin e Artë: Është fituesi i qartë

Rice mbështet Kane-n për Topin e Artë: Është fituesi i qartë

Rice mbështet Kane-n për Topin e Artë: Është fituesi i qartë

Dy futbollistët e kombëtares angleze lanë gjurmë në këtë përballje të zhvilluar në “Allianz Arena”, ku Kane kontribuoi me një asistim dhe një gol, ndërsa Rice shënoi golin e barazimit për Arsenalin në minutën e 82-të.

Sulmuesi i Bayernit fillimisht asistoi për Alphonso Daviesin, i cili riktheu baraspeshën, përpara se të realizonte nga pika e bardhë në minutën e 61-të, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi. Megjithatë, Rice shënoi në minutat e fundit, duke i siguruar Arsenalit një pikë të rëndësishme.

Sponsor 3M Express

Pas ndeshjes, Rice u pyet për mundësinë që Kane ta fitojë Topin e Artë dhe nuk ngurroi ta mbështeste sulmuesin e Bayernit, duke vlerësuar paraqitjet e tij dhe ndikimin që ka pasur gjatë këtij viti.

“Ai është fituesi i qartë. Statistikat e tij flasin vetë, ndërsa viti që ka pasur është i jashtëzakonshëm. Kur luan me të, e kupton sa i mirë është, ndërsa kur luan kundër tij, e sheh se sa i vështirë është për t’u përballuar”, deklaroi Rice për “TNT Sports”.

Mesfushori anglez e përshkroi Kanen si një futbollist të jashtëzakonshëm, duke theksuar se ndihet me fat që mund të luajë përkrah tij në kombëtare, edhe pse përballja me të në nivel klubesh paraqet një sfidë të vështirë.

Kane po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon. Në 11 ndeshje të zhvilluara deri më tani, sulmuesi anglez ka realizuar dhjetë gola dhe ka dhënë shtatë asistime, duke vazhduar paraqitjet mbresëlënëse edhe nga sezoni i kaluar.

Ndërkohë, Rice foli edhe për golin e tij ndaj Bayernit, duke vlerësuar lëvizjet e sulmuesit Viktor Gyokeres, i cili kontribuoi në krijimin e rastit për gol.

“Jam shumë i lumtur. Gyokeres ka pasur ndikim të madh kur është futur nga stoli. Ai bëri disa lëvizje të shkëlqyera sonte dhe më krijoi mundësinë për të shënuar”, u shpreh mesfushori i Arsenalit.

Rice vlerësoi gjithashtu paraqitjen e skuadrës së tij në një fushë të vështirë, duke theksuar se Arsenali nuk udhëtoi në Mynih vetëm për t’u mbrojtur, por për të luajtur futboll dhe për të kërkuar rezultat pozitiv.

Barazimi 2-2 konfirmoi konkurrueshmërinë e dy skuadrave në një përballje të luftuar deri në fund, ndërsa fjalët e Rice i shtohen mbështetjes për Kane-n në garën për çmimin individual më prestigjioz të futbollit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Aksioni kundër kontrabandës në veri, sekuestrohen mbi 22 automjete dhe mallra mbi 200 mijë euro

Aksioni kundër kontrabandës në veri, sekuestrohen mbi 22 automjete dhe mallra mbi 200 mijë euro

Muja: Do të merren masa ndaj çdo operatori nëse konstatohen parregullsi në importin e mishit

Muja: Do të merren masa ndaj çdo operatori nëse konstatohen parregullsi në importin e mishit

Blerta Kelmendi emërohet gjyqtare mbikëqyrëse për degën e Gjykatës Themelore në Klinë

Blerta Kelmendi emërohet gjyqtare mbikëqyrëse për degën e Gjykatës Themelore në Klinë