Rezultatet preliminare për KKSH-në, Shaip Kamberi shpall fitoren

Rezultatet preliminare për KKSH-në, Shaip Kamberi shpall fitoren

Rezultatet preliminare për KKSH-në, Shaip Kamberi shpall fitoren

Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën (PVD-AL) ka dalë e para në rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të mbajtura në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sponsor 3M Express

Sipas rezultateve të publikuara nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, lista numër 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka marrë 4.769 vota, duke siguruar 10 nga gjithsej 29 mandatet në KKSH.

Në bazë të rezultateve të paraqitura në grafik, renditja e listave është si vijon:

  • PVD-AL: 4.769 vota – 10 mandate;
  • LPD-PDSH: 4.225 vota – 8 mandate;
  • APN: 2.876 vota – 6 mandate;
  • PD-LR: 2.753 vota – 5 mandate.

Gjithsej, sipas grafikut, janë numëruar 14.623 vota dhe janë ndarë 29 mandate.

Kamberi ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që morën pjesë në votime, si dhe ata që i dhanë besimin listës së udhëhequr nga Rexhepi.

Ai ka bërë të ditur se menjëherë do të nisin bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sipas Kamberit, KKSH-ja ka për detyrë të përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për arsimin dhe librin shqip, kulturën shqiptare dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucione./Telegrafi

Lexo edhe

Lista e Enkel Rexhepit siguron 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar

Lista e Enkel Rexhepit siguron 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar

Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Izrael, por përballet me vështirësi për sigurimin e shumicës

Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Izrael, por përballet me vështirësi për sigurimin e shumicës

39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt