Rektorit Arben Hajrullahu i shqiptohet vërejtje me shkrim pas përplasjeve me studentët

Rektorit Arben Hajrullahu i shqiptohet vërejtje me shkrim pas përplasjeve me studentët

Rektorit Arben Hajrullahu i shqiptohet vërejtje me shkrim pas përplasjeve me studentët

Këshilli Drejtues i UP-së i ka shqiptuar masën e vërejtjes me shkrim rektorit Arben Hajrullahu, pas ankesave të studentëve për komunikimin e tij.

Sponsor 3M Express

Vendimi u mor më 26 nëntor pas një takimi dy-orësh, por ende nuk është protokolluar, ndërsa rektori ka deklaruar se është njoftuar vetëm verbalisht dhe pret arsyetimin zyrtar.

Përplasja nisi në Fakultetin e Mjekësisë, ku studentët bojkotuan mësimin në shenjë kundërshtimi ndaj regjistrimit të vijueshmërisë me kod QR.

Situata u përshkallëzua më 16 nëntor, kur rektori paralajmëroi studentët me humbje të vitit e të statusit, ndërsa stafin akademik me ndalesa page e shkëputje kontrate.

Kjo nxiti protestën e 19 nëntorit para Rektoratit dhe kërkesën e Parlamentit Studentor për hetimin e sjelljes së rektorit që nga viti 2024.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, nuk u pajtua me kërkesat e kryetarit Prebeza për ndëshkimin e stafit të gjimnazit

Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, nuk u pajtua me kërkesat e kryetarit Prebeza për ndëshkimin e stafit të gjimnazit

Haxhiu: FSK-ja po fuqizohet vazhdimisht, synojmë anëtarësimin e Kosovës në NATO

Haxhiu: FSK-ja po fuqizohet vazhdimisht, synojmë anëtarësimin e Kosovës në NATO

Haradinaj uron FSK-në: Vajzat dhe djemtë tanë, ndër më të mirët e atdheut – në mbrojtje të lirisë

Haradinaj uron FSK-në: Vajzat dhe djemtë tanë, ndër më të mirët e atdheut – në mbrojtje të lirisë