Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Sabri Xhigoli, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas situatës së krijuar në gjimnazin “Hivzi Sylejmani”, lidhur me mungesën e një pjese të stafit në ceremoninë komunale për nder të 28 Nëntorit.

Xhigoli ka vendosur të largohet nga detyra pasi nuk është pajtuar me kërkesat e kryetarit të Fushë Kosovës, Valon Prebeza, për ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj drejtorit të shkollës dhe personelit që nuk mori pjesë në aktivitet.
Situata u krijua të enjten, gjatë ceremonisë komunale për shënimin e Ditës së Flamurit, kur Prebeza kërkoi nga Drejtoria e Arsimit të ndërmarrë masa ndaj drejtorit të gjimnazit “Hivzi Sylejmani” dhe punonjësve që munguan në këtë organizim.
Kryetari i komunës kishte kërkuar dorëheqjen e drejtorit të shkollës, si dhe ndëshkimin e punonjësve që nuk ishin të pranishëm në ceremoni.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





