David Rush nga Idaho e SHBA-së, i cili mban më shumë se 200 rekorde Guinness, ka arritur një tjetër sukses të pazakontë: zhvendosjen e kubave të akullit nga një tabaka në tjetrën vetëm me gojë, brenda 30 sekondave.

Rush fillimisht mendonte se sfida do të ishte e lehtë, pasi më parë kishte thyer rekorde të ngjashme.
Megjithatë, përgatitja doli më e vështirë nga sa kishte menduar.
– YouTube www.youtube.com
Sipas rregullave, secili kub akulli nuk duhej të peshonte më shumë se 25 gramë, ndaj ai duhej të matte me kujdes sasinë e ujit për secilin kub.
Sfida tjetër ishte temperatura e akullit: nëse ishte tepër i ftohtë, kubat i ngjiteshin në buzë, ndërsa nëse fillonin të shkriheshin, humbnin peshë dhe bëheshin më të vështirë për t’u kapur.
Në tentativën zyrtare, më 12 qershor, Rush arriti të zhvendoste 991 gramë kuba akulli brenda 30 sekondave, duke siguruar rekordin e ri Guinness.




