Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike. Në Prizren, në disa shkolla ora mësimore u shkurtua nga 45 në 30 minuta. KEDS-i arsyetohet me me kushtet atmosferike.

Fatura e energjisë elektrike mbërrin thuajse çdo herë me kohë në këtë shkollë të fshatit Gjonaj të Prizrenit.
Por, pavarësisht se a paguhet me kohë apo jo, kjo nuk po ua garanton këtij institucioni furnizimin me energji elektrike.
Vetëm javën e kaluar, për dy ditë radhazi, shkolla fillore “Zenun Çoçaj” u detyrua ta shkurtojë orën mësimore për 15 minuta, si pasojë e mungesës së rrymës.
Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, zgjidhja e vetme është ndërhyrja e KEDS me një trafo të re elektrike.
Probleme të tilla me ndërprerje të rrymës janë adresuar një ditë më parë edhe para zyrave të KEDS në Prizren, ku pati protestë.
Kryetarët e Bashkësive Lokale, tregojnë se furnizimi i parregullt me energji elektrike është i shpërndarë edhe nëpër zona të tjera të Prizrenit.
Televizioni Dukagjini i është drejtuar me pyetje edhe KEDS-it për këtë problematikë.
Përmes një përgjigje me shkrim këta bënë me dije se janë takuar me kryetarët e Bashkësive Lokale të Prizrenit, dhe janë dakorduar që të bashkëpunojnë sa i përket adresimit të problemeve që kanë, me synim ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata.
Sipas KEDS, ndërprerjet e energjisë në këtë zonë të Kosovës kanë ardhur si shkak i kushteve atmosferike.
Kuvendi votoi javën e kaluar masat emergjente në lidhje me furnizim me energji elektrike, që i propozoi Qeveria, e cila ka paralajmëruar për dimër të vështirë sa i përket reduktimeve.
– YouTube www.youtube.com





