Invalidi i luftës, Besim Brahimi, ka mbetur i bllokuar në banesën e tij në katin e pestë të objektit në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë, pasi ashensori ka dalë jashtë funksionit.

57-vjeçari, i cili jeton i vetëm, thotë se nuk mund të dalë as për të siguruar ushqim e ujë, ndërsa ankesat e tij nuk kanë sjellë zgjidhje.
NPB-ja arsyetohet se marrëveshja për mirëmbajtjen me Komunën e Prishtinës ka skaduar më 1 gusht 2026, ndërsa komuna nuk ka dhënë përgjigje për rastin.
Ndiqni kronikën për detaje:





