Real Madridi përgatit ofertën e bujshme prej 150 milionë eurosh për yllin e Arsenalit

Real Madridi përgatit ofertën e bujshme prej 150 milionë eurosh për yllin e Arsenalit

Real Madridi përgatit ofertën e bujshme prej 150 milionë eurosh për yllin e Arsenalit

Real Madridi po planifikon një tjetër goditje të madhe në tregun e transferimeve, me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, që është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të presidentit Florentino Perez për përforcimin e repartit ofensiv.

Sponsor 3M Express

Sipas mediumit gjerman Fussball News, drejtuesit e klubit madrilen po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të reprezentuesit anglez, për të cilin mund të nevojitet një investim prej të paktën 150 milionë eurosh.

Raportohet se skautët e Real Madridit kanë përgatitur tashmë raporte të detajuara mbi paraqitjet, karakteristikat taktike dhe gjendjen fizike të 25-vjeçarit, duke hedhur bazat për kontaktet e para me përfaqësuesit e tij.

Interesimi për Sakan lidhet edhe me pasigurinë që rrethon të ardhmen e Rodrygo Goes dhe Brahim Diaz, dy futbollistë që mund të largohen nga Santiago Bernabeu në afatet e ardhshme kalimtare.

Pavarësisht se skuadra e Jose Mourinhos po kalon një periudhë pozitive, veçanërisht pas fitores ndaj Barcelonës në El Clasico, drejtuesit madrilenë besojnë se nevojitet një tjetër përforcim i nivelit botëror në repartin ofensiv.

Saka konsiderohet një profil ideal falë shpejtësisë, kreativitetit dhe aftësisë për të krijuar raste e për të shënuar gola. Anglezi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Arsenalit gjatë viteve të fundit.

Në edicionin e kaluar të Ligës Premier, ai regjistroi shtatë gola dhe pesë asistime, ndërsa realizoi edhe tri herë në Ligën e Kampionëve. Këtë sezon, 25-vjeçari ka shënuar tri gola në shtatë paraqitje në kampionat, përpara se të pësonte një dëmtim muskulor në përballjen me Bayern Munichun.

Megjithatë, realizimi i këtij transferimi pritet të jetë jashtëzakonisht i vështirë, pasi Arsenali nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej futbollistëve më të rëndësishëm të projektit të tij.

Klubi londinez e ka siguruar të ardhmen e anglezit me një kontratë deri në qershor të vitit 2030, ndërsa paga e tij tejkalon 300 mijë funte në javë, apo rreth 18.6 milionë euro në vit.

Sipas raportimeve, Arsenali do të ishte i gatshëm të shqyrtonte vetëm oferta që nisin nga 150 deri në 160 milionë euro, një shumë që do ta kthente transferimin e mundshëm në një prej operacioneve më të mëdha financiare të Real Madridit në vitet e fundit.

Mbetet të shihet nëse Florentino Perez do të vendosë të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e Sakas, i cili mund të bëhet një nga emrat më të përfolur të afatit të ardhshëm kalimtar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Real Madridi përgatit ofertën e bujshme prej 150 milionë eurosh për yllin e Arsenalit | Momenti