Nico Paz po shkëlqen me fanellën e Comos dhe po e detyron Real Madridin të mendojë seriozisht për rikthimin e tij. Argjentinasi ishte sërish vendimtar në fitoren historike 9:1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një gol dhe dhënë dy asistime.

Në katër ndeshje në këtë garë, 22-vjeçari ka realizuar tre gola dhe pesë asistime, duke dëshmuar se është gati për një nivel edhe më të lartë, shkruan Klankosova.tv.
Real Madridi ka një klauzolë rikthimi prej 80 milionë eurosh, të cilën mund ta aktivizojë nga 1 deri më 15 korrik 2027. Nëse nuk e shfrytëzon këtë mundësi, rrezikon ta humbasë talentin argjentinas përballë ofertave të klubeve të tjera. /Klankosova.tv




